Lajmet e fundit

Juventus i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit të Vasco de Gama, Paulinho, sipas calciomercato.com.
17 vjeçari është një nga prospektet më të mira të Amerikës Jugore, dhe për të janë interesuar edhe Barcelona, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain.
Paulinho ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, e që mund të jetë mjaft i volitshëm nëse ai vazhdon të përparojë.