Lajmet e fundit

Inter është klubi më i fundit që po interesohet për transferimin e futbollistit të Bordeaux, Malcom, sipas Calciomercato-s.
21 vjeçari pritet që të largohet nga Bordeaux pas një stinori mbresëlënës, dhe ka ngjallur interesimin e disa top klubeve evropiane.
Për të janë të interesuar kryesisht gjigantët anglezë si Manchester United, Arsenal dhe Liverpool, por mësohet se edhe Zikaltrit kanë hyrë në bisedime me agjentin e tij, për ta diskutuar një transferim të mundshëm.