Lajmet e fundit

Ish-ylli i Chelsea dhe Barcelonës, Eidur Gudjohnsen ka ofruar shërbimet e tij te klubi brazilian Chapecoense.
Ai ka thënë se dëshiron që të luajë te ky klub përkrah me Ronaldinhon.
Ronaldinho ka qenë një nga emrat e mëdhenj që ka vendosur t’i bashkohet skuadrës braziliane pas tragjedisë, ku humbën jetën futbollistë dhe stafi teknik që ishin në mesin e 71 viktimave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit.
Gudjohnsen ka shprehur vullnetin e tij që të bëhet pjesë e Chapecoense dhe këtë ka bërë përmes një postimi në Twitter.
“Nga respekti që kam, do të doja të luaja për Chapecoense nëse ata do të kenë një vend për mua. Do të doja të luaja përsëri me Ronaldinhon”, ka shkruar Gudjohnsen./Klan Kosova/