Lajmet e fundit

Ceremonia e Oscar, do të jetë një ndër të parat në vit që do të mbahet qysh nga sulmet terroriste që ndodhën në San Benardino dhe Paris të cilat u morën jetën 144 njerëzve dhe duke lënë 390 të plagosur të tjerë, përcjellë Klan Kosova.
Megjithatë sipas autoriteteve policore në Los Anxhelos, të cilat raportuan për mediat e huaja, thuhet se ende nuk ka ndonjë informacion në lidhje me ndonjë kërcënim terrorist në ‘’Academy Awards’’ për këtë vit, e që dicka e tillë po konsiderohet si një lajm i mirë deri më tani.
Megjithatë edhe pse nuk ndonjë kërcënim të paralajmëruar, bëhet e ditur që të dielën në teatrin Dolby e zemrës së Hollyëood-it, ku do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar, andejpari për çështje sigurie janë angazhuar edhe ekipet e forcave policore SWAT të pajisura me jelek antiplumbë pajisje taktike do të kenë me vete qentë bombë-nuhatës dhe pajisje të sofistikuara të mbikëqyrjes, përcjellë Klan Kosova.