Lajmet e fundit

Evertoni i është shtuar listës së klubeve që duan ta transferojë futbollistin e West Ham United, Marko Arnautoviq, sipas The Sun.
Trajneri i ri i skuadrës nga Merseyside, Marco Silva, është i interesuar që ta përforcojë vijën e sulmit këtë verë, dhe e sheh austriakun si një shtesë ideale në skuadrën e tij.
Ata pritet që të luftojnë me Manchester United-in për nënshkrimin e ish-futbollistit të Stoke City-t, ndërkaq besohet se West Ham do t’i kërkojë diku rreth 50 milionë funte për të.