Lajmet e fundit

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Uran Ismaili, ka filluar të këshillohet me profesorë të shquar ndërkombëtarë për të filluar reformat e paralajmëruara nga ai në shëndetësinë kosovare.
Ismaili ka treguar përmes një statusi në Facebook se ka takuar në Tiranë profesorin e tij nga Universiteti i Harvardit, Ricardo Hausmann, me të cilin ka diskutuar për gjendjen e shëndetësisë, ndërsa ka paralajmëruar se për ta kthyer gjendjen për së mbari, ekipit të tij do ti bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë, transmeton Klan Kosova.