Lajmet e fundit

61 mijë e 104 tifozë ishin grumbulluar në Stadiumin Olimpik, të Montreal Impact për të parë ndeshjen kundër Toronto FC, të cilën e fituan vendasit 3:2.
Ata edhe mund të mos e kenë ditur, por kjo do të ishte hera e fundit që do ta shihnin në fushë yllin Didier Drogba.
Kjo pasi futbollisti nga Bregu i Fildishtë para reporterëve ka konfirmuar se do të largohet nga ky klub me skadimin e kontratës në dhjetor të këtij viti.
“Kontrata ime skadon në fund të sezonit dhe unë më nuk do të kthehem”, ka thënë Drogba të cilit i është bërë përshëndetje lamtumirës e veçantë pas përfundimit të ndeshjes.
“Dua t’i përfundojë gjërat në mënyrë të mirë”.
“Mendoj se kam pasur një vit e gjysmë përplot me emocione të mira”, ka thënë Drogba./Klan Kosova/