25.12.2015 · përditësuar para 3872 dite1 min lexim
Në pritje të zhvillimeve rreth të ardhmes së Rafael Benitez, drejtuesit e Realit të Madridit po vlerësojnë, përvec Jose Mourinhos, alternativa të tjera për zëvendësimin e spanjollit.
Në listën e dëshirave të Florentino Perez është shtuar edhe emri i Antonio Conte, që mund të mbërrijë në kryeqytetin spanjoll vetëm pas përfundimit të finaleve të “Francë 2016″.
Trajneri aktual i Italisë, i cili është objektiv i Romës për sezonin e ardhshëm, shihet më sy shumë të mirë në Madrid.
Marca shkruan se Contes i mungon shumë puna e përditshme me klubet, ndaj 46-vjeçari nuk do të mendohej gjatë për të nisur një eksperiencë të re në krye të Los Blancos.
Gjithsesi cdo gjë do të varet nga reuzltatet e Realit në fillim të 2016-ës, pasi në rast se Los Blancos e nisin keq vitin, zëvendësimi i Benitez mund të kthehet në emergjencë.
Nëse ndodh kështu, Perez nuk do të presë përfundimin e Europianit për të gjetur pasuesin e Benitez.
Një tjetër opsion mbetet Fabio Capello, për të cilin ruhen kujtime të bukura nga eksperienca e parë në Santiago Bernabeu, ku fitoi titullin kampion.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.