Lajmet e fundit

Arsenali është gati që t’i bashkohet garës për transferimin e futbollistit të Barcelonës, Malcom, sipas raportimeve nga Sport.
Ndonëse ai iu bashkua këtij klubi gjatë verës, braziliani është angazhuar pak në Camp Nou, andaj edhe mund të ikë gjatë janarit.
Inter dhe Tottenham Hotspur janë mes skaudrave që kanë shprehur interesim në të.
Ndërkaq Barcelona pretendon ta shesë atë për 50 milionë euro, ndonëse e kishin blerë për 40 milionë verën e kaluar.