Më 23 shkurt 2025, në Palestrën Sportive të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Imperium” në Bardhosh të Prishtinës, do të mbahet turniri ndërkombëtar i karatesë “Fushë-Kosova Open 2025”.
Sipas përfaqësuesit Isak Curri, i cili foli në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë mbi 500 sportistë nga vende dhe klube të ndryshme të rajonit.
Garuesit do të jenë nga mosha 7-vjeçare e deri te kategoria e të rriturve, e synon të promovojë sportin e karatesë duke sjellë një garë të nivelit të lartë për sportistët dhe adhuruesit e këtij arti marcial, njofton Klankosova.tv.
Turniri organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha.
Intervisten e plotë, ndiqeni në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/7b9nOeABNF0
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.