Kanë mbetur edhe 15 ditë afat, për aplikimin të subvencioneve të instalimit të sistemeve diellore për familje apo biznes.
Kështu ka njoftuar në Facebook, ministria e Ekonomisë, përcjell Klankosova.tv.
“Nëse keni filluar procesin e aplikimit për subvencionimin e instalimit të sistemeve diellore për familje ose biznes, vini re që afati për të përfunduar është shumë afër, kanë mbetur vetëm edhe 15 ditë për të aplikuar”, thuhet në njoftim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.