Vokalisti legjendar i grupit ‘grunge’ Pearl Jam, Eddie Vedder, ka nderuar këngetarin e ndjerë Chris Cornell gjatë një koncerti të bendit të tij në Londër.
“Ai nuk ishte vetëm mik – ishte dikush që e merrja si shembull si vëlla”, ka thënë ai.
“Dy ditë pas lajmit, mendoj që ishte nata e dytë, ishim duke fjetur në një kasolle të vogël afër ujit, një vend që ai do ta donte”.
“Dhe të gjitha kujtimet filluan të vinin përafërisht kah ora 1:30, dhe më zgjuan. Kujtime të mëdha, kujtime për të cilat do të mendoja gjatë gjithë kohës. Sikur kujtimet të ishin muskuj të mëdhenj”.
“E pastaj nuk mund t’i ndalja këto kujtime e të flija. Ishte sikur fqinjët e kishin muzikën të lëshuar dhe ti nuk mund ta ndalje. Por më pas u bë mirë dhe u futa në kujtimet e vogla. Vetëm vazhdonin e vazhdonin e vazhdonin. E kuptova sa me fat isha që kisha orë që vlenin sa...e dini, nëse secili kujtim ishte i shpejtë, unë kisha orë nga to. Sa me fat isha? Dhe nuk doja të isha i pikëlluar, doja të isha mirënjohës,, jioo i pikëlluar. Ende po mendoj për ato kujtime dhe do të jetoj me ato kujtime në zemrën time dhe do ta dua përgjithmonë”, tha Vedder dhe më pas pasuqan duartrokitjet nga fansat e PEarl Jam.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.