Këngëtari i njohur i muzikës Rock, Eddie Money, është diagnostifikuar me kancer.
Këtë ai e bëri të ditur në serinë e tij televizive, Real Money,transmeton Klan Kosova.
Money tha se kishte shkuar për një kontroll të thjeshtë tek doktori dhe e kuptoi se është prekur me këtë sëmundje.
“Nuk vdesin të gjithë nga kanceri. Nuk e di edhe sa do të jetoj, por do të jetoj çdo ditë të kësaj bote”, ka thënë Money.
Gruaja e tij Lauren në këtë seri ka thënë se ai është në fazën e katërt të kancerit të ezofagut.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.