Ed Sheeran ka zbuluar se ai ‘pothuajse e vrau’ Elton Johnin, ndërsa dyshja po xhironin një video.
Dyshja janë bashkuar për hitin, i cili pritet të arrijë në vendin e parë këtë periudhë festive, por Ed, 30 vjeçar, pranoi se për pak sa nuk shkaktoi kaos në xhirime, transmeton Klankosova.tv.
Këngëtari përshkroi se si gabimisht e çoi një dhuratë me një zile drejt ikonës së muzikës dhe gati sa nuk e goditi atë në kokë me të.
Duke folur me Zane Loëe në Apple Music 1, Ed tha: “Për pak e vrava me një zile në video”.
“Unë jam veshur si një lloj Santa Claus seksi dhe i jap një dhuratë, por dhurata kishte një zile të madhe metalike sipër. Unë ia tregova pamjet e tij sot sepse e ngadalësuam dhe zilja i kaloi kokës dhe do ta kishte plasaritur në kokë. O zot, tmerri që kaloi nëpër trupin tim kur fluturonte në ajër”.
Pavarësisht incidentit, ylli tha se kishte kaluar shumë mirë duke filmuar videon.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.