Lajmet e fundit

Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn janë një çift “perfekt”.
Këngëtari 27 vjeçar i “Shape of You” ka postuar në Instagram një moment të ëmbël me të dashurën e tij 26 vjeçare, të cilës i kishtë propozuar në muajin janar, pas tri vjetësh lidhje dashurie.
Në fotografinë, që si rrallë herë, Sheeran ka postuar, çifti shihet i veshur me fanella të njëjta.
Këngëtari i shumë hiteve në këtë fotografi e ka përqafuar të dashurën e tij nga prapa, teksa të dytë e shohin njëri-tjetrin në sy, plot dashuri.
https://www.instagram.com/p/BqvTilJBroH/?utm_source=ig_embed Vetëm disa javë, pasi i kishte propozuar të dashurës, Sheeran ishte parë duke e mbajtur unazën e martesës në një koncert që e pati në muajin shkurt, në Londër, duke nxitur kështu spekulimet se ata tashmë ishin martuar.
Vetëm disa ditë më vonë, ai e prishi “fantazinë” e fansave të tij për një dasmë sekrete, duke zbuluar se ai po e mbante unazën për shkak se ishte pikërisht Seaborn e kishte krijuar për të, transmeton Klan Kosova.
https://twitter.com/lorraine/status/966603943651442688?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E966603943651442688&ref_url=https%3A%2F%2Fpeople.com%2Fmusic%2Fed-sheeran-rare-photo-fiancee-cherry-matching-jerseys%2F
Sheeran dhe Seaborn e njohin njëri-tjetrin qysh nga shkolla e mesme, derisa kanë filluar të jetojnë së bashku, pak para se të fejoheshin.
Ata kanë nisur lidhjen e dashurisë në verën e vitit 2015.