Ylli i popit, Ed Sheeran, ka thënë se ai ka ndryshuar qasjen e tij ndaj jetës dhe punës që nga lindja e vajzës së tij, Lyra, vitin e kaluar.
"Sapo Cherry më tha se ishte shtatzënë, jeta mu ndryshua për sa i përket punës, shëndetit dhe asaj që unë po vendosja në trupin tim, qoftë ushqim apo alkool. Fillova të ushtroja më shumë dhe rutina ime u bë pak më e shëndetshme", ka thënë ai për “BBC Radio 1”.
Ylli gjithashtu ndryshoi zakonet e tij të punës, duke punuar prej nëntëve deri në pesë, në vend që të mbaronte seancat e regjistrimit në dy të mëngjesit, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
"Unë isha në Los Anxhelos duke punuar me producentë që zakonisht fillojnë të punojnë në orën 6 të pasdites dhe përfundojnë në orën 6 të mëngjesit me njerëz si Post Malone dhe Dua Lipa. Unë u thashë të fillojmë në nëntë dhe ata u habitën”, shtoi Sheeran.
Ai gjithashtu tha se atësia ia kishte ndryshuar marrëdhëniet me prindërit e tij "Ishte e mahnitshme më parë, por tani ekziston kjo mirënjohje dhe respekt i përjetshëm, unë e di se çfarë kaluan ata pasi unë ende po e kaloj atë”.
Sheeran dhe gruaja Cherry Seaborn në gusht të vitit të kaluar njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të parë, Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.