Lajmet e fundit

“Ecja mbrapsht” është një stërvitje shumë e preferuar në Kinë pasi sjell dy përfitime të mrekullueshme për shëndetin:
Vënia në punë e muskujve të pastërvitur për një kohë të gjatë dhe përmirësimi i ekuilibrit të personit.
Gjatë ecjes mbrapsht, pjesa e sipërme e trupit përkulet prapa, duke ndryshuar nga pozicioni i përparëm i shpinës gjatë ecjes së zakonshme. Si rezultat, të ecurit në krahun e kundërt mundëson stërivtje më të madhe për muskujt e prapmë dhe të shpinës. Personat që merren me punë intelektuale apo studentët me anë të këtij ushtrimi mund të strëvisin qafën, belin dhe shpinën, duke lehtësuar si dhe asgjësuar lodhjen e dhimbjen e muskujve të prapmë. Sipas të dhënave statistikore, të moshuarit me sëmundjet kronike të dhimbjes së shpinës, mund të përmirësojnë dukshëm simptomat e dhimbjes.
Muskujt e përparmë të kofshës:
Muskujt e përparmë të kofshës janë ndër muskujt më të mëdhenj të trupit dhe luajnë një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin e gjurit. Ecja e prapme mund të stërvisë shumë mirë këto muskuj, veçanërisht kur këmba vendoset në tokë. Ecja e prapme është gjithashtu një metodë më e sigurt për stërvitjen e muskujve të përparmë të kofshës sesa ngjitja e një mali apo shkallëve.
Shputa e këmbës dhe kërciri
“Ecja mbrapsht” mund të stimulojë muskujt e ndryshëm të këmbëve dhe kërkon më shumë nga forca e kërcirit. Gjatë ecjes së prapme, pjesa e përparme e këmbës bie e para në kontakt me tokën. Personat që vuajnë nga dhimbja e thembrave dhe që kanë shputë të sheshtë duhet ta bëjnë këtë stërvitje për të mbrojtur shëndetin e këmbës.
Sugjerime për stërvitjen e ecjes mbrapsht
Para kësaj stërvitjeje, ecni si zakonisht me shpejtësi normale për 10 minuta. Ky është për të aktivizuar plotësisht muskujt. Përveç kësaj, duhet të kontrolloni fushën e stërvitjes për të hequr pengesat e fushës.
Vendosja e duarve gjatë ecjes së prapme:
Majat e gishtërinjve kontaktojnë më parë me tokën dhe thembrat më pas. Mënyra e lëvizjes: majat e gishtërinjve—thembrat e këmbëve. Aktivitetet e shpeshta të majave të këmbëve mund të stimulojnë pikat e akupunkturës të këmbës dhe zona të reflektimit të trupit.
Si ruhet ekuilibri i trupit gjatë ecjes mbrapsht:
Kur ecni mbrapsht, dy këmbët lëvizin me radhë dhe rëndesa e trupit do të përcohet me radhë tek dy këmbët.
Sugjerime për ecjen mbrapsht:
Duhet t’i kushtohet vëmendje e madhe sigurisë në fillim të kësaj stërvitjeje. b. Duhet të rriten hap pas hapi shpejtësia, forca, distanca e kësaj stërvitjeje.
T’i kushtohet vëmendje e madhe kryerjes sistematike të kësaj stërvitjeje, e cila sjell shumë përfitime për shëndetin.