12.09.2016 · përditësuar para 3593 dite1 min lexim
Episoda e filmit të animuar, Fireman Sam, në të cilën një karakter është shfaqur duke shkelur një faqe nga Kurani, nuk do të hetohet nga mbikqyrësi i transmetimit.
Në një episodë të serisë së nëntë, nga ky film i animacionit të fëmijëve, tejet i njohur, një nga personazhet, mbante në duar një tabaka të pijeve të nxehta derisa rrëshqet ku edhe shkel mbi një letër, njofton Klan Kosova.
Shumë faqe libri fluturojnë në ajër, një nga të cilat duket të jetë e mbuluar me alfabet arab.
Ndërkaq Ofcom, ka pranuar 170 ankesa për këtë episodë, por tha se asgjë nuk mund të konfirmohet se në këtë seri është paraqitur pjesë e Kuranit në një mënyrë të tillë.
"Ne kemi marrë një numër ankesash në lidhje me një karakter që duket se ec lirshëm në një copë letër që mund të përmbante tekste nga Kurani. Pas vlerësimit të kujdesshëm, ne nuk do të hetojmë asgjë’’, ka përfunduar një zëdhënës i Ofcom.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.