Republika Demokratike e Kongos regjistroi dje rritjen e saj më të madhe njëditore të rasteve të Ebola, pasi shpërthimi vdekjeprurës në këtë vend nuk tregon shenja të ngadalësimit.
14 raste të virusit u konfirmuan dje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 713 raste që kur epidemia u shpall në gusht.
Nëntë nga rastet e reja ishin në Katwa, një qytet me disa qindra mijë njerëz.
Disa zona të tjera në këtë vend janë goditur tashmë dhe frika po rritet që sëmundja mund të përhapet në Ugandë dhe Ruandë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.