Lajmet e fundit
Max Eberl ka insistuar se nuk ka gjasa që mesfushori zviceran të nënshkruajë me skuadrën e Pep Guardiolas.

Bayern Munchen nuk ka kurrfarë gjasash që të nënshkruajë me Granit Xhakës, ka njoftuar drejtori sportiv i Borussia Monchengladbach, Max Eberl.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është në kërkim të një zëvendësimi për Bastian Schëeinsteiger, pasi gjermani u largua në drejtim të Manchester United.
Megjithëse 22 vjeçari ishte i lidhur me një kalim tek gjigandët bavarezë, Eberl ka insistuar se zvicerani nuk do të largohet.
“Xhaka nuk transferohet tek Bayern!”
“Në asnjë skenar Graniti nuk transferohet tek Bayern”.
Të vetmit lojtarë që largohen këtë verë janë Peniel Mlapa dhe Amin Younes. Granit qëndron, në të gjitha variantet”.
Xhaka ka shënuar katër gola në 85 paraqitje për Bladbach, që nga transferimi i tij në vitin 2012, nga Basel.