Lajmet e fundit
23 vjeçari e ka pranuar se do të donte të transferohej në Premierligë, por klubi e ka mohuar mundësinë e largimit të tij këtë afat kalimtar.

Drejtori sportiv i Borussia Monchengladbach Max Eberl ka thënë se nuk ka gasa që Granit Xhaka të largohet në janar.
Mediet britanike raportojnë se 23 vjeçari nuk është njga nga caqet e Jurgen Klopp tani për tani, megjithëse ka shumë spekulime lidhur me këtë gjë.
Eberl nga ana tjetër ka thënë se nuk ka gjasa që përfaqësuesi i Zvicrës të largohet nga skuadra tani për tani.
“Granit Xhaka nuk do të largohet këtë afat kalimtar”.
“Transferet në janar janë shumë të komplikuara dhe klubi nuk do të hyjë në këto ujëra”.
“Qëllimi ynë është që trajneri të ketë skuadër stabile që nga dita e parë”.