Lajmet e fundit

“Granit Xhaka te Manchester City për 50 milionë euro? Për momentin në drejtimin tonë nuk ka mbrritur asnjë ofertë për mesfushorin shqiptar”.
Ishte kjo deklarata e drejtorit sportiv të Borussia Moenchengladbach, Max Eberl i cili mohoi kështu zërat që e lidhin të ardhmen 23-vjecarit me Premier Leaguen, angleze.
Për Xhakën interesohen Manchester City, Liverpooli, Interi, Atletico e Madridit dhe Bayern Munich, gjithsesi sipas Max Eberl aktualisht futbollisti është i lumtur te Gladbahu dhe nuk e mendon largimin nga Borussia Park.
Në vitet e fundit është folur shumë për Interin por edhe për klube të tjera të mëdha që kanë shfaqur interes për Granit Xhakën por për momentin nuk ka asgjë konkrete, shtoi Eberl.
Mesfushori i talentuar i përfaqësues zvicerane ka treguar një formë në rritje te Borussia Moenchengladbach gjatë këtyre viteve dhe kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që drejtuesit e klubit nga Borussia Park i kanë dhënë edhe shiritin e kapitenit.
Xhaka është një nga lojtarët më të rëndësishëm që ka në dispozicion Gladabu dhe vlera e tij në merkato tashmë varion nga 30 deri në 50 milionë euro.
Diçka të tillë e konfirmoi për mediat edhe Max Eberl i cili nënvizoi se nëse një ditë do të largohet nga Borussia, klubi gjerman do të arkëtojë mbi 30 milionë euro për kartonin e Xhakës pasi për më tepër ai ka një kontratë afatgjatë deri në vitin 2019 me Gladbahun.