Grupi Eagles of Death Metal, të cilët ishin duke performuar në natën makabre të 13 nëntorit në teatrin Bataclan në Paris, janë përjashtuar nga dy festivale të muzikës në Francë pasi që vokalisti i këtij grupi edhe njëherë është shprehur se kishte mungesë të sigurisë në teatër gjatë sulmeve të asaj nate.
Në këtë teatër në nëntorin e kaluar ishin vrarë 90 persona teksa disa persona të armatosur kishin shkrepur në drejtim të turmës kur grupi Eagles of Death Metal po këndonin, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari, Jesse Hughes, kishte thënë në mars se disa roje mund të ishin në dijeni për këto sulme.
Pavarësisht që kishte kërkuar falje për këto deklarata, ai i përsëriti sërish këto fjalë në një intervistë në SHBA javën e kaluar.
Tetari Bataclan i kishte quajtur këto pretendime të këngëtarit si shpifëse.
“Nuk ka dyshim që terroristët ishin brenda dhe ata kishin hyrë disi”.
“Gjatë sulmeve unë dola jashtë dhe dera parapa skenës ishte e hapur, e si ka mundësi të ndodhte kjo gjë”, ishte shprehur Hughes.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.