Një 44-vjeçar është arrestuar në Tiranë, i cili dyshohet se një veturë e kishte vjedhur në Itali për ta shitur më pas në Shqipëri.
Vetura e tipit “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 mijë euro, më pas është konfiskuar nga autoritetet shqiptare.
“Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, në vijim të operacionit “Stolen Line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie.”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit në Shqipëri.
Sipas njoftimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.