Lajmet e fundit
Në përshkrim thuhej si vijon: ‘’Gruaja në shitje! E përdorur, nuk është e re, por ka ende për të dhënë. Arsyeja e shitjes është se kam mbaruar punë me të kështu mendoj se dikush tjetër e meriton atë më shumë se unë’’

Ngjashëm sikurse mallrat e tjera të shitjes, edhe O’Kane, publikoi një fotografi në eBay, duke sqaruar kështu edhe disa detaje rreth arsyeve se pse donte ta shiste bashkëshorten.
Në përshkrim thuhej si vijon: ‘’Shes një grua! E përdorur, nuk është e re, por ka ende për të dhënë. Arsyeja e shitjes është se kam mbaruar punë me të kështu mendoj se dikush tjetër e meriton atë më shumë se unë’’.
Bëhej fjalë për një grua 33 vjeçare të quajtur Leandra, e që e cila ishte bërë objekt talljeje edhe në vendin se ku punonte.
Veç tjerash bashkëshorti që e vendosi gruan e tij në shitje, vendosi edhe disa referenca:
Pikë e fortë: Trup i mirë, e aftë për kuzhinë.
Pikë e dobët: Bën zhurmë dhe nuk ndalet dot pa blerë copa metalike të shtrenjta.
E kjo nuk del të jetë e gjitha, Simon kishte shkruajtur edhe një tjetër detaj.
‘’Pasi ta keni blerë..., nuk mund ta ktheni dot më. Kurrë madje!’’
Leandra, e cila ishte bërë objekt shitjeje nga burri i saj, vetëm për dy ditë arriti të kaloi shifrën në më shumë se 78219.31 Euro, shkruan Daily Mail njofton Klan Kosova.