Lajmet e fundit

Një grua është gjetur e vdekur para pak minutash te Ura e Fshajt në Gjakovë, raporton Klan Kosova.
Burimet e klankosova.tv bëjnë me dije se trupi është nxjerrë nga Zjarrfikësit dhe tashmë në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Policia e Kosovës.
Akoma nuk dihen rrethanat e rastit tragjik, ndërsa redaksia është në pritje të konfirmimit zyrtar.
12:33 - E përditësuar
Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë njoftuar se trupi i pajetë është gjetur në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të urës. Vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu është bërë e ditur se në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti "Hetim i vdekjes".