06.07.2021 · përditësuar para 1822 dite1 min lexim
Berker dhe Meftune Tekbilek kanë transformuar një autobus në shtëpi, pasi ishin lodhur duke udhëtuar për shkak të punës.
Çifti, të cilët udhëtojnë shpesh ndërsa ofrojnë shërbime konsulence për kompani në qytete të ndryshme, kishin filluar të kërkojnë një zgjidhje për shkak të kostos së lartë të akomodimit në hotele dhe faktit që nuk e gjenin komoditetin e shtëpisë, shkruan NTV, përcjell Klankosova.tv.
Për shkak që karvani shihet si një zgjidhje për pushime dhe nuk është i përshtatshëm për të jetuar përgjithmonë ata blenë një autobus dhe e shndërruan në një shtëpi të rehatshme.
Autobusi i rimodeluar ka kuzhinë, shtrat të fjetjes dhe divan për t'u ulur, dysheme të shtruar, si dhe sistem të ngrohjes dhe ftohjes që funksionin me energji diellore.
Ndërsa, atmosferën e ballkonit e përjetojnë në pjesën e sipërme të autobusit në një tarracë me shkallë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
P
SHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.