18.08.2015 · përditësuar para 3977 dite1 min lexim
Toreadori Saul Jimenez Fortez, i cili u lëndua rëndë nga një dem në muajin maj u rikthye përsëri.
Megjithatë rikthimi i tij nuk i solli fat aspak, ngase toreadori Saul, u sulmua nga demi në ring përsëri, transmeton Klan Kosova.
Kështu pamjet tregojnë kur njëri bri i demit, shkoi përtej mjekrës së Jimenez Fortez, në një trajektore, duke arritur pastaj bazën e kafkës së tij para një dite, në ringun Goring, të Vitigudino në Salamanca.
Kjo ishte paraqitjqa e parë e tij pas një lëndimi të tmerrshëm që kishte marrë herën e kaluar nga goditjet e po një demi në një garë të tillë në Madrid, e për ta bërë të shtrihej në një operim kirurgjik 4 orësh.
Ai pritet tashmë të shërohet ngase është shtrirë në spital dhe i duhet të qëndrojë aty për një kohë të gjatë, tha zëdhëndësi i tij Matthias Nemesio, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë pas këtij lëndimi ekipet e shpëtimit thanë që duhet pritur disa ditë për rezultate që të kuptohet se cilat do të jenë pasojat e tij të mundshme pas këtij incidenti të tmerrshëm që përjetoi toreadori Saul gjatë garës së tij me një dem.
Këtu do të i gjeni edhe pamjet e tmerrshme kur Saul u godit nga rivali i tij në ring.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.