Sirianët në Liban thonë se kampet e tyre janë të infektuar me minj, të tërhequr nga çantat për grumbullimin e mbeturinave, transmeton Klan Kosova.
Ahmedi, njëri prej tyre është zgjuar një mëngjes nga kafshimi i minjve në fytyrë, derisa çdo natë familja e tij thotë se janë të shqetësuar për shkak të futjes së minjve brenda tendës në të cilën ata jetojnë.
“E pashë sipër vetes sime. Më kafshoi këtu (në fytyrë) dhe pastaj iku”, i tha Ahmed BBC-së.
Kjo familje e cila ka ardhur nga Aleppo e Sirisë jeton në Liban në rajonin Bakka prej disa vitesh.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.