Lajmet e fundit

Kur bëni parakalime në komunikacion përgjatë një udhëtimi tuaj apo vetëm ndonjë ecjeje, duhet qenë me kujdes të shtuar nga të dy palët.
Por ngjashëm nuk ka ndodhur në një rast në Kinën Lindore, kur një çiklist u godit keq nga një veturë, përcjellë Klan Kosova.
Përveç që e përplasi njëherë vetura, pasi e rrokullis për tokë, kulmi arriti kur i njëjti ngasës veture godet çiklistin për të dytën herë kur kthehet të shikoj nëse u lëndua nga përplasja e parë që iu shkaktua.
Momenti i aksidentit është kapur nga kamerat e sigurisë në lagjen ku ka ndodhur rasti e që pamjet mund t’i shihni në linkun e publikuar më poshtë, përcjellë Klan Kosova.