Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur rreth mosdeklarimin e të infektuarve në dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Vitia thotë se nuk ka akoma raportim zyrtar për tash edhe për arsye teknike dhe jo vetëm politike, njofton Klankosova.tv.
“Në qeverisjen Kurti 1 për herë institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe kanë raportuar përditshëm edhe për numrin e të infektuarve dhe të hospitalizuarve në këto komuna. Për fat të keq pas një shkëputje disa mujore edhe te ne dhe komunat përkatëse, është bërë niveli i regjistrimi i tillë që nuk ka pas raportime në institucionet e Republikës së Kosovës. Kjo vazhdon akoma".
"Ne kemi biseduar shumë herë me ministrin Rakiq ku përtej përditësimit dhe raportimeve që i bën gojarisht nuk ka akoma raportim zyrtar për arsye tash teknike dhe jo vetëm politike”, tha ai.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.