Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, të cilët morën në automjet një emigrant nga Pakistani, duke e mashtruar se do ta transportonin në drejtim të Shkodrës me qëllim kalimin ilegalisht të kufirit për në Mal të Zi, por e sulmuan dhe e grabitën.
Policia ka arrestuar shtetasit N. S., 21 vjeç, banues në Mallakastër dhe E. Ç., 26 vjeç, banues në Fier, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Shtetasi nga Pakistani ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.