Artmotion këtë të shtunë të vranët jua zbukuron me ngjarjet sportive që do t’i emetojë në kanalet e saj.
Aventura nis me përballjen në Superligën e Kosovës midis Drenicës dhe Ballkanit nga ora 13:00 në Sport 1.
Ndërkaq, në Sport 1 nga ora 15:00 mund ta ndiqni takimin e Comos së Mërgim Vojvodës me Cagliarin në Serie A.
Në ora 18:00 luhet derbi lokal midis Juventusit dhe Torinos, e që jepet në Sport 1.
Po në këtë kanal jepet edhe takimi midis Parmës dhe Milanit nga ora 20:45.
Në Sport 2 gjithçka nis po ashtu me Superligën e Kosovës, ku Llapi pret Prishtinën e Re nga ora 13:00.
Në ora 16:15 aty mund ta ndiqni përballjen Monaco-Lens nga Ligue 1.
Në Sport 3 jepen dy lojë nga La Liga, Sevilla-Osasuna nga ora 18:30, dhe Atletico Madrid-Levante nga ora 21:00. Para tyre, nga ora 15:00 jepet Formula 1.
Sport 4 nis me përballjen e Ligue 1 midis Marseille-Brest nga ora 17:00, teksa nga ora 19:00 ka Formula 1.
Në Sport 5 jepet ndeshja nga liga elitare turke midis Antalyasporit dhe Beshiktashit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.