Lajmet e fundit

Për Jeni Stepien ceremonia e martesës së saj ishte moment që nuk do ta harroj kurrë.
Ajo është shoqëruar për në altar, jo nga babai i saj, mirëpo nga një person i cili kishte zemrën e babait të saj.
Në vitin 2006 babi i Jenit u plagos nga një hajdut. Doktorët nuk ishin në gjendje t'ia shpëtonin jetën Michaelit dhe të gjitha organet e tij, duke përfshire edhe zemrën, u dhuruan për personat me probleme mjekësore që kishin nevojë.
Arthur Thomas i cili vuante nga një sëmundje e zemrës ishte marrësi i zemrës së Michael, e që ishte në pritje për transplant për 16 vite.
Të dy familjet e Michael dhe Thomas, kishin mbajtur kontakte dhe kishin dërguar kartolina njëra tjetrës, mirëpo dasma e Jeni ishte hera e parë që u takuan.
Thomas realizoi ëndrrën e Jenit duke e shoqëruar për në altar gjatë një ceremonie mjaft prekëse në mesin e miqve dhe familjarëve.