Zona bregdetare e shtetit perëndimor indian të Gujarat është janë shtëpia e më shumë se 100 luanëve.
Ekspertët thonë se kjo tregon që habitati i tyre natyror po zvogëlohet.
Pylli Gir në Gujarat, habitati i vetëm natyror i luanëve aziatik kishte rreth 400 luanë në vitin 2020, sipas një vlerësimi të departamentit shtetëror të pyjeve.
Pjesa tjetër e shtetit ka rreth 275 luanë, nga të cilët 104 janë përhapur në 300 km të vijës bregdetare të Gujarat, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Konservatorët thonë se lëvizja e pazakontë po ndodh sepse habitati natyror i luanëve është mbipopulluar.
Studiues i jetës së egër, Nishith Dhariyatha se luanët po përshtaten me jetesën në bregdet, megjithëse një gjë e tillë sipas tij është e vështirë.
"Normalisht, është e vështirë për luanët të përshtaten me një habitat bregdetar, por ata nuk kanë asnjë mundësi për shkak të mungesës së tokës", u shpreh ai.
Ndryshe, luanët dikur ishin të përhapur në të gjithë vendin e Gujaras, por numri i tyre u tkurr në fillim të shekullit të 20-të, kryesisht për shkak të gjuetisë dhe thatësirës.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek viral dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.