Një grua nga Mali ka lindur nëntë foshnje në të njëjtën kohë - pasi kishte pritur vetëm shtatë, sipas Ministrit të Shëndetësisë të Malit dhe klinikës marokene ku lindën të vegjlit.
Duket se është hera e parë që regjistrohet që një grua ka lindur nëntë fëmijë të mbijetuar në të njëjtën kohë.
Pesë vajzat, katër djem dhe nëna e tyre, "të gjitha po bëjnë mirë", tha ministri i shëndetësisë i Malit në një deklaratë, raporton AP, transmeton Klan Kosova.
Nëna, 25 vjeçarja Halima Cisse, lindi foshnjat me prerje cezariane të martën në Marok pasi u dërguan atje për kujdes të veçantë, njoftoi zyrtari më i lartë shëndetësor i Mali.
Cisse kishte pritur shtatë fëmijë.
https://www.youtube.com/watch?v=BkBVlIWoa3A
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.