Fotografia e një 12-të vjeçari është bërë hit në internet dhe arsyeja është e fuqishme.
AI ka dalë përballë 11,000 protestuesve meksikanë, që po demonstronin kundër të drejtave të komunitetit LGBT, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Djaloshi e ka marrë këtë qëndrim në mes të një rruge të zbrazët në praninë e mijëra protestuesve, që po marshonin nëpër rrugët e Guanajuatos të shtunën.
Protestuesit po e kundërshtonin planin e presidentit meksikan Enrique Pena Nieto, për ta legalizuar martesën e gjinisë së njëjtë.
Gazetari Manuel Rodriguez që e ka realizuar këtë imazh, më vonë ka folur me djalin dhe e ka kuptuar se cili është motivi që qëndron prapa këtij veprimi.
“E kam një xhaxha që është gay dhe s’do më pëlqente që njerëzit ta urrejnë”, ka thënë 12 vjeçari.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.