Një fëmijë ka vdekur dje në QKUK.
Ai ishte duke marrë trajtim mjekësor, pasi para gati dy javësh ishte rrëzuar nga trotineti elektrik.
Ngjarje kishte ndodhur saktësisht më 8 qershor në rrugën "Pajazit Nushi" në Gjilan.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve, transmeton Klankosova.tv.
Rasti është cilësuar nga organet e rendit si "Vetaksident trafiku me fatalitet".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.