Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.
Bazuar në pamjet e publikuara, një mësimdhënës ushtron dhunë brutale ndaj një nxënësi të kësaj shkolle.
Derisa, nxënësi, siç shihet në pamje, tenton të vetëmbrohet duke e shtyrë me këmbë mësimdhënësin.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Polici për të marrë detaje më të hollësishme lidhur me këtë rast, por deri në këto momente nuk ka pranuar përgjigje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.