Presidenti francez, Emmanuel Macron shpreson se zemërimi i Donald Trumpit ndaj Moskës “të përkthehet në veprim”.
Duke folur nga Vietnami, ai tha: “Trump tani e kupton se kur Putini tha në telefon se ishte gati për paqe, ose u tha të dërguarve të tij se ishte gati për paqe, gënjeu. Kemi parë edhe më herë një zemërim të Donald Trumpit, por shpresoj që tani kjo të përkthehet në veprim”.
Së fundmi në një postim në rrjete sociale, presidenti amerikan tha se Vladimir Putini ishte “çmendur” dhe se përpjekja për ta pushtuar Ukrainën “do të çojë në rënien e Rusisë”, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Kremlini ka refuzuar në mënyrë të përsëritur propozimet për një armëpushim 30-ditor nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë, por mosgatishmëria e administratës Trump për të vazhduar me sanksione më të gjera kundër Rusisë për luftën në Ukrainë ka qenë subjekt i disa shqetësimeve në kryeqytetet evropiane.
https://klankosova.tv/sulmet-e-fundit-mbi-ukraine-trump-thote-se-putini-eshte-cmendur/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.