Dinamikat e javës, dhuruan spektakël të premten. 'Prime' i 7 i Big Brother Vip Kosova pati debate të forta, emocione, e shumë surpriza. Të parat qenë edhe më prezente që nga nominimi sy më sy i së hënës.
Shou nisi me një material për Ganinë e Bucin, që kanë raport me luhatje, debate e humor. I pari ishte protagonist kryesor në një tjetër kronikë, ku ky bën batuta por nga të cilat ka edhe përplasje me banorët e tjerë. E njëri nga më të zëshmit në këtë material, Blero, tha se mund të përfshihej edhe fizikisht në rastin e debatit mes atij që e quajnë kryetar dhe Santianës, njofton Klan Kosova.
Pas këtyre radha i erdhi verdiktit të publikut për banorin që duhej të linte shtëpinë, që ishte Ledi. Emocione, veçse pozitive përjetoi Meti, të cilit i erdhën fëmijët për vizitë, pas rrëfimit që pati për jetën e tij.
Qytetarët duhet të vazhdojnë të dërgojnë mesazhe, për të preferuarin që pritet të shpallet të hënën. E se për cilin të votojnë mund të vendosin duke i parë 24/7 në dy kanalet e Art Motion.
Përditshmëria e personazheve më të famshëm të momentit, do të shfaqet edhe në ekranet e Tring Satelit për shikuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, derisa për ata nga Evropë e Amerika në Nimi TV e TV Alb.
https://www.youtube.com/watch?v=JulGALJv-n4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.