Të premtën në mëngjes, NBA na sjellë tjetër ndeshje shumë interesante nga sezoni i rregullt. Në palestrën “Staples Center” Miami Heat si synim ka prishjen e serisë pozitive prej 5 fitoreve rradhazi të LA Clippers që kanë lënë formën e dobët prapa shpinës. Ndeshja kryesore e ditës së premte vjen ekskluzivisht në Art Sport 1, me fillim nga ora 04:30 e mëngjesit.
04:30 Miami Heat – LA Clippers Art Sport 1
Tri herë kampionët e NBA, Miami Heat pas serisë pozitive në fillim të sezonit, në dy ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje, me të fundit nga LA Lakers pikërisht në këtë palestër. Prandaj, djelmoshat e trajnerit Eric Spoelstras do kërkojnë rikthimin ndaj skuadrës tjetër të Los Angelosit, atyre të Clippers. Për momentin, Heat kanë shtatë fitore e katër humbje.
Në anën tjetër, Tyronn Lue ka gjetur rrugën e suksesit. Pas serisë prej një fitore e katër humbje, tani Clippers kanë 5 fitore rresht duke përmirësuar serinë në 6-4. Si vendas, finalistët e perëndimit vitin e kaluar kanë katër fitore e dy humbje.
Kryendeshja e ditës së premte, mes Miami Heat dhe LA Clippers do të zhvillohet në orën 04:30 të mëngjesit, drejtpërdrejt në Art Sport 1.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.