Me ndeshjen e Superligës së Kosovës, ndërmjet Ferizajit dhe Dukagjinit, fillon laramania sportive e së premtës, në platformën gjigante, Art Motion.
Ky duel fillon në orën 15:00 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 1, derisa në komentim do të jetë, Andin Lokaj, njofton Klankosova.tv.
Pas futbollit vendor, radha i mbetet atij evropian.
Napoli - Como është ndeshja e orës 18:30 në kampionatin elitar të Italisë, e cila edhe e fillon javën e shtatë të Serie A. Kjo përballje e skuadrës së kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit, që poashtu te shikuesit vjen përmes kanalit Sport 1, do të komentohet nga Andi Shabani.
Futbolli vazhdon edhe më vonë, por ora 19:00 në Sport 2 është e rezervuar për basketboll. Finalja e Superkupës së femrave do të transmetohet në komentim të Ulpiana Emrës.
Termini i orës 20:45 ngërthen në vete dy përballje evropiane në futboll. Verona - Venezia në Sport 1 dhe ndeshja kampionale e elitës franceze, Marseille - Angers, direkt në Sport 2 me komentator Lirim Peci.
La Liga e nis këtë javë me duelin Leganes - Valencia, ndeshje kjo që në platformën Art Motion transmetohet në kanalet e Kujtesa Sport.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.