Lajmet e fundit

Vëllau i Rebekah Aversano, Joshua Aversano 21 vjeç, kishte vdekur pas një aksidenti tragjik me veturë, transmeton Klan Kosova.
E tash 3 vite pas, ajo e prek e e sheh fytyrën e vëllaut të saj të vdekur, por në trupin e dikujt tjetër.
Familja Aversano pas vdekjes tragjike të djalit të tyre, vendosën që fytyrën e tij t’ia dhurojnë për transplantim, Richard Norrisit.
Norris ishte viktimë e një pushke gjahu në vitin 1997, që e kishte shpërfytyruar tërësisht.
Ai përpara këtij intervenimit u ishte nënshtruar më shumë se 30 operacione, mirëpo asnjëra nuk ka patur sukses. Kështu ai nga dëshprimi kishte tentuar shumë herë që ta vras veten.
Para disa ditëve Norris e takoi për herë të parë motrën e donatorit të tij, Rebekah.
Fjalët e para që Rebekah i tha Richard ishin “E ke bezdi nëse ta preki fytyrën?”
Më pas ajo bëri një hap prapa duke përshpëritur “Wow, kjo është fytyra që më ka përcjellur gjatë tërë jetës”.