Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti përfundimisht ka arritur që t’i kthej votat që tha se i ka humbur në vitin 2021.
Haziri tha se LDK-ja i ka kthyer, siç i quajti ai, besimtarët e saj që në zgjedhjet e 2021 e kanë gjetur një urë që të kalojnë, e tha se ajo urë e ka pasur emrin Vjosa Osmani.
“Përfundimisht është çështje e arritur, ne e kemi kthyer besimtarët e tonë që janë dalë të dëshpëruar, ose e kanë gjetë urën që të kalojnë, ura e ka pasur emrin Vjosa Osmani, që tash është presidente dhe VV-së tash i kanë mbetur funksionarët, ai i ka funksionarët, ne i kemi besimtarët”.
“Ne i kemi takuar, kemi biseduar në takime, në debate të brendshme kanë treguar qartë pse janë ndier të deshpëruar dhe arsyen pse duhet të kthehen në familjen e vet”, tha Haziri në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
I pyetur se ku qëndron LDK-ja dhe e sata do të dalë në zgjedhjet e 9 shkurtit, Haziri u përgjigj “e para o vëlla, nuk ka numër tjetër për LDK-në”.
“E para o vëlla, nuk ka numër tjetër për LDK-në. E para vëllaçko. Me ne krejt kanë qejf ta formojnë qeverinë, krejt jargitën e të ngjiten në qeverisjen e LDK-së. Por, ne u kemi dhënë të gjithëve mundësi, janë ndier mirë me neve sepse e kanë shfrytëzuar dijen tonë, por nuk na kanë pranuar kurrë rezultatin”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=tG_CSm7Gn5Q
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.