Adhuruesit e sportit të tenisit sot janë zgjuar me një lajm jo edhe të mirë.
E para e tenisit në botë ka vendosur të pensionohet.
Ashleigh Barty, me anë të një videoje ka dhënë arsyet e këtij vendimi.
"Jam shumë e lumtur dhe e vetdijshme për këtë vendim. Në zemrën time vlerësoj se është koha dhe gjëja e duhur që po bëj. Nuk kam më forcën fizike, dëshirën emocionale apo gjithçka që nevojitet për të vazhduar të sfidosh veten në nivelin më të lartë. Jam e rraskapitu. Wimbledon vitin e kaluar më ndryshoi shumë, fitorja ishte ëndrra ime e vërtetë dhe më pas. ndryshoi perspektivën time . Lumturia ime nuk varej më nga rezultatet. Tani dua të ndjek ëndrra të tjera. Ëndrra e mija janë ndryshe, disa nga to janë të jenë afër familjes time”.
Tenistja nga Australia fituesja e fundit e "Australian Open" dhe dy turne të tjerë Grand Slam "Wimbledon" në 2021 dhe "Roland Garros" në 2019, i ka siguruar fansat e saj se nuk ka asgjë sekrete për këtë vendim.
"I just know at the moment in my heart for me as a person, this is right."
World No 1 Ashleigh Barty has announced her shock retirement from professional tennis at the age of 25. pic.twitter.com/LTV3QQGt8U
— Sky Sports News (@SkySportsNews) March 23, 2022
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.