Lajmet e fundit

Hector Bellerin pohon se është “aq i lumtur” te Arsenali saqë po iu kushton pak e fare vëmendje raportimeve që e lidhin atë me një kalim te Barcelona dhe Juventusi.
Që kur erdhi në prominencë te Arsenali më 2015, mbrojtësi spanjoll është lidhur me një rikthim në Kataloni, por së fundi është përfolur edhe transferimi i tij në Itali.
“Nuk e di se çfarë të them – futbolli ndryshon gjithmonë. Jam shumë i lumtur këtu”, tha Bellerin për Mr Porter.
“Kjo ka qenë shtëpia ime për shtatë vjet. Tingëlloj londinez, miqtë e mi janë nga Londra – është vendi ku dua të jem tani për tani”.
“Në të ardhmen, nuk mund ta dini kurrë. Natyrisht, jam rritur në Barcelonë dhe kur i shikoj duke luajtur dua që ata të fitojnë. Ekipi do të jetë jetë gjithmonë në zemrën time”.