07.10.2015 · përditësuar para 3927 dite1 min lexim
Kushdo që thotë se golfi nuk është një sport interesant, me gjasë nuk e ka parë këtë video.
Për t’ua bërë të qartë adhuruesve të sporteve ekstreme se edhe në golf njeriu mund të përjetojë adrenalinë, irlandezi Sigurdur Hauksson, ka treguar aftësinë e tij për ta luajtur këtë lojë mbi një gur të varur mes shkëmbinjsh në lartësi mbi detare 989 metra.
Golfisti sikurse të ishte në një teren prej bari me shkopin e tij hedh topin që zhduket diku në humnerë.
Trikun e tij Hauksson e postoi në Instagram me mbishkrimin.
'Në vrimën e 19-të! Ma lëkundi zemrën nga vendi, vetëm 989 metra mbi oqean, transmeton Klan Kosova.
Shikojeni videon në linkun e mëposhtëm:
http://www.dailymail.co.uk/travel/travel_news/article-3261819/Now-S-crazy-golf-incredible-moment-man-hits-ball-boulder-balancing-3-245ft-ocean.html
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.