Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo ka shënuar sonte dy gola në fitoren 4:1 të Real Madrid ndaj Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve, me ç’rast është bërë golashënuesi më i mirë në këtë stinor të kësaj gare, me plot 12 gola.
Por, çfarë e ka bërë arritjen e tij legjendare e ndoshta edhe të papërsëritshme, është se me të hyrë në çerekfinale, Lionel Messi kishte kryesuar me 11 gola në Ligën e Kampionëve, ndërkaq Ronaldo kishte pasur vetëm 2 sosh, njofton Klan Kosova.
Kështu, Messi bashkë me Barcelonën, kishin dështuar t’i shënonin Juventusit në dy ndeshjet çerekfinale dhe eventualisht ishin eliminuar.
Në anën tjetër, Ronaldo kishte shënuar dy gola në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Bayern Munchen, dhe hat-trick në ndeshjen kthyese ndaj kësaj skuadre.
Më pas, në gjysmëfinale, Ronaldo kishte arritur të jepte hat-trick në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Atletico Madrid dhe për fund, ai tundi dy herë rrjetën në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, duke arritur shifrën prej 12 golave, dhe duke e tejkaluar rivalin e tij të përjetshëm, Lionel Messin në atë që do të mbetet në historitë e tyre të lavdishme.