Lajmet e fundit
Kështu ka thënë trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pasi skuadra që ai udhëheq është kualifikuar në finalen e champions League.

“Lojtarët merituan lëvdata, ishte një natë e madhe për ta si dhe për futbollin italian në përgjithësi. Unë vetëm po ndalem dhe po shikojë se çfarë sezoni të mirë jemi duke pasur. Ndoshta përtej asaj që dikush ka pritur”
Ai ka thënë se loja shkoi ashtu siç edhe kishte paraparë edhe pse nuk ishte e lehtë përball Real Madrid-it.
Ndoshta ne nuk jemi në dijeni për potencialin tonë të plotë, por ne shohim se ishim të shkëlqyer në të dyja rundet kundër Realit, ne krijonim raste, por herë pas here ishim edhe nën presion. Kujtoj që kjo ishte betejë mes dy skuadrave teknike” ka thënë Allegri.